Ditën e sotme biznesmeni Sino Llanaj u qëllua me armë zjarri nga oratku i tij Albert Allmuça me të cilin ishte konflikuar pak ditë më parë. Konfliktet mes dy ortakëve ishin të shumta pasi dy biznesmenët janë në proces gjyqësor me njëri-tjetrin për një borxh të papaguar dhe truallit të pallatit i cili ndodhet në rrugën "Ndre Mjeda" në zonën e Ish-Parkut të autobusave në Tiranë. Gjatë kësaj përplasje me armë zjarri mëngjesin e sotëm mbeti i plagosur një kalimtar, Klajdi Gomina dhe roja i pallatit. Por mësohet se në këtë pallat gjashtë muaj më parë humbi jetën roja. Atëherë policia njoftoi se shtetasi me iniciale N.B., rreth 50 vjeç mund të kishte rënë nga lartësia.