Ministri i Ekonomisë në Kosovë, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në një prononcim për Front Online.
Ai është shprehur se ka kërkuar vetë që të lirohet nga detyra pasi nuk mund që të angazhohet në fushatë dhe të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë njëkohësisht. Mej ai ka thënë se do të jetë pjesë e Shtabit dhe jo kandidat për deputet.
“Unë vet kam kërkuar të lirohem nga detyra, pasi nuk mundem në një Ministri kaq të rëndësishme të kryej detyrat e mia si ministër dhe të angazhohem në fushatë. Nuk do të jem kandidat për deputet, por pjesë e Shtabit”, tha ai./Dosja.al