Të shtëna me armë janë regjistruar vetëm pak më parë në Tiranë. Të shtënat janë dëgjuar në zonën e ish-parkut të autobusave. Deri më tani mësohet se një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pas konfliktit mes dy pronarëve të një pallati, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe roja. Ndërkohë të shtënat kanë alarmuar banorët e zonës.