YouTube pezullon kanalin e Trump, shkel politikën për nxitjen e dhunës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2021, 09:27

Edhe YouTube ka pezulluar kanalin e Donald Trump pasi shkelte politikat për nxitjen e dhunës pas sulmit të javës së kaluar në Kongresin e SHBA nga mbështetësit e presidentit. Platformat në internet dhe kompanitë e mediave sociale po distancohen dhe po ndërmarrin veprime kundër atyre që inkurajuan ose u përfshinë në dhunë në Uashington, DC. Kanali i Trump tani është i ndaluar të ngarkojë video të reja ose transmetime të drejtpërdrejta për një minimum prej shtatë ditësh, të cilat mund të zgjaten, tha Youtube në një deklaratë. Kompania gjithashtu ka çaktivizuar në mënyrë të pacaktuar komentet nën videot në kanal. Pezullimi i kanalit të Trump erdhi pas komenteve që ai bëri në një konferencë shtypi, e cila u transmetua në platformë të martën në mëngjes, tha kompania. Veprimi i Youtube kundër presidentit vjen pasi grupet amerikane të të drejtave civile i thanë Reuters se ata ishin vendosur të organizonin një bojkot reklamues kundër kompanisë nëse ajo nuk heq kanalin e Trump. Mbështetësit e Trump sulmuan Kongresin e SHBA të mërkurën, duke u përpjekur të ndalojnë çertifikimin nga Kongresi të fitores së zgjedhjeve të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Ligjvënësit u detyruan të largoheshin ndërsa ndërtesa u sulmua nga protestuesit që u përplasën me forcat e sigurisë. Pesë persona vdiqën në dhunë, përfshirë një oficer të Policisë së Kapitolit. Pas incidentit, Twitter dhe Facebook hoqën llogaritë e Trump dhe kanë eleminuar përmbajtjen që mbështeste sulmin e javës së kaluar, ndërsa Amazon pezulloi Parler, një platformë e mediave sociale e favorizuar nga shumë mbështetës të Trump, nga shërbimi i saj i mbajtjes në internet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit