JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Abuzimet e lali Lekut/ 300 milionë tender për të rehabilituar hapësirat pranë Mozaikut të Tiranës
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12/01/2021 21:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vazhdojnë pa mbarim abuzimet e një pas njëshme të lali lekut, kryetarit të Bashkisë Tiranë. Nëpërmjet një tenderi me numër reference REF-73542-09-30-2020, Erion Veliaj ka vendosur të mbushë xhepat e kompanisë L.T.E. CONSTRUCTION me plot 300 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Arsyeja është mjaft e dyshimtë. Bëhet fjalë për të rehabilituar mjediset rreth Mozaikut të Tiranës, një monumenti periferik mes pallatesh pranë Zogut të Zi. Pikërisht për këtë arsye nuk kuptohet se përse duhen harxhuar kaq shumë para për rehabilitim kur aktualisht nuk është në gjendje të keqe.

Aq më tepër që me ato para mund të siguroheshin shërbime të tjera për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Tiranës, siç është përshembull gjetja e një zgjidhje për lehtësimin e trafikut të tmerrshëm që pushton qytetin në orët e pasdites. Por me sa duket kjo është thjesht një qokë që lali leku po i bën kompanisë në fjalë në pronësi të Ilir, Erion dhe Artur Caushaj.