JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

S’kanë fund abuzimet tek Universiteti Politeknik, 36 milionë për dezinfektim ndërkohë që mësimi është online
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11/01/2021 21:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm ditën e djeshme publikuam një tender të organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranes ku në mënyrë skandaloze ishin harxhuar rreth 53 milionë lekë të vjetra për të blerë kancelari, në një kohë që siç dihet mësimi zhvillohet online. Mirëpo duket se rektori dhe drejtuesit e tjerë të këtij universiteti, planifikojnë të fusin në xhep edhe një “tridhjetëshe tjetër”. Bëhet fjalë për një tjetër tender të hapur nga Universiteti Politeknik i Tiranës me fond limit rreth 36 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Objekti i tij ëhstë “Shërbim dezinfektimi për mbrojtje nga COVID-19, për nevoja të njësive të UPT”. Pra universiteti në fjalë do të harxhojë gjoja 36 milionë lekë për të dezinfektuar mjediset e tij. Lind pyetja se përse duhen dezinfektuar mjediset kur mësimi zhvillohet online? Përgjigjia kuptohet mjaft thjeshtë. Asgjë nuk do të dezinfektohet, përveç se do të mbushen xhepat e drejtuesëve të këtij universiteti.