100 MILIONË për maska Engjëll Hoxhës dhe Hervin Forës, kush i vodhi brenda javës lekët e shqiptarëve?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.01.2021, 20:34

Një nga kompanitë që ndodhet në listën e 10 kompanive më të pasura të Shëndetësisë, atyre të përfitimit të tenderave publikë është padyshim EUROMED 90% e Engjëll Hoxhës dhe 10% e Hervin Forës me administrator Armand Alliun. Kohët e fundit, sipas denoncimeve dhe artikujve analizues të përkthyer për qytetarët në terma të thjeshtë nga JOQ ALBANIA, kjo kompani rezulton si një prej përfitueseve më të mëdha të parave të Buxhetit të Shtetit. Pronarët sëbashku me Kol Topçiun e FarmaNet iu dha në dorë tenderi 2.8 MILIONË EURO për blerjen e maskave për COVID-19 gjatë periudhës së pandemisë, ku një maskë e thjeshtë me çmim shumice kapte vlerën e 800 lekëve të reja, 2-3 fish më shumë se çmimi normal. Shpërdorimi i taksave të shqiptarëve nga ana e ministres së Shëndetësisë dhe futja e taksave tona në xhepat e oligarkëve. Temë që i nxiti interes për hetim SPAK por e mbylli kushedi se për çfarë arsyesh. Megjithatë kjo kompani dhe drejtuesit ende nuk janë bërë subjekt hetimi për përfitim prokurimesh publike në shkelje me ligjin, për arsye ende të paditura...

Dyshimet thellohen dhe më shumë me faktin e thjeshtë se EUROMED vazhdon të përfitojë tendera publikë në shkelje, 100 MILIONË LEKË PA TVSH brenda një jave, dy tendera për maska, të dy me shkelje me negocim të drejtpërdrejtë. 10 MILIONË LEKË në datë 22 Dhjetor nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Kavajë për artikuj për masa mbrojtëse personale dhe 98 MILIONË për maska mbrojtëse personale ndaj Covid nga Qendra Spitalore "Xhafer Kongoli" Elbasan. Të dy këta tendera me shkelje për Mungesë Konkurrence dhe Negociim të Drejtpërdrejtë.


Hapet thesi i Shëndetësisë! 500 MILIONË Hervin Forës, zhvatësit të taksave të shqiptarëve për tamponë Covidi

Hervin Fora, i klanit të “HIENAVE” (Oligarkëve të Shëndetësisë). Rropi shqiptarët me maska 8 MIJË LEKËSHE

“E kriposura” Ministria e Shëndetësisë! Rrëqethuni nga Miliardat që kanë marrë Oligarkët me kompanitë e tyre

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst apo ato me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit