Laert Duraj, Grinçi i parave të shqiptarëve! 7.3 MILIARD Lekë “dhurata” të përvitshme miqve oligarkë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.12.2020, 20:02

Për të gjithë ata që nuk e njohin, Grinç quhet personazhi i sajuar i rrëfimeve për fëmijë i cili shfaqet gjithnjë për festa dhe përpiqet t’u vjedhë dhuratat dhe gëzimin një populli. Nëse do ta analizonim në terma të përgjithshëm se çfarë do të thotë fjala Grinç për vendin tonë, dhe kush njihet me një etiketim të tillë, padyshim që cilësimin “hajdut” do të quhej një funksionar i lartë që vjedh paratë e shqiptarëve dhe bën “Robin Hoodin kontravers” me miqtë oligarkë, kontrovers për faktin se vjedh të varfërit dhe ua shpërndan paratë të pasurve.

Shembulli konkret i një Grinçi tipik shqiptar është padyshim i shumë-lakuari, drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj. Duraj mund të quhet me plot gojën “Grinçi” jo thjesht i festave të fundvitit, por i disa viteve me radhë që nga koha kur u shpërblye me këtë post për kontributin e gjatë në Parti nga Lideri Suprem. Epo drejtori ynë nuk mund të dilte kundër parimeve të Rilindjes apo jo? Kështu që iu përvesh punës dhe çdo vit mbushte “thesin” e kasafortave të Postës Shqiptare me paratë e popullit dhe i shpërndante në “shuka” që padyshim përkthehen në besim, vota, qoka, apo dhurata të ndërsjellta me miqtë e tij.

Këto forma “dhuratash”, Duraj i bën në formën e zakonshme që aplikohet nga drejtorët e Ramës, atë të Prokurimeve Publike. Kështu me plot gojën, nëse i kemi bërë llogaritë me përpikmëri, sepse shkeljeve të “Pashait” nuk u vinte fundi në listë, përllogariteshin rreth 7.3 MILIARD LEKË PA TVSH qoka në shkelje të shënuara me FLAMUJ TË KUQ për miqtë e oligarkët.

Disa prej tyre mund t’i gjeni të shpjeguara në listën më poshtë:

Operatori ekonomik që ka përfituar më shumë tendera “dhuratë” nga Posta Shqiptare është NAZERI SHPK E Durim Nazërajt. Kompania e cila dështoi në ruajtjen e milionave që u vodhën nga Aeroporti i Rinasit, megjithatë Duraj duket se e paska përzemër gjykuar që nga vlera që i ka dhënë për 5 tendera me vlerë 4.7 MILIARDË LEKË PA TVSH, kryesisht në shkelje për mungesë konkurrence apo skualifikim të të gjithë operatorëve të tjerë konkurrues.

NAZERI 2000 e Durim Nazerajt

  • 1.8 MILIARD LEKË PA TVSH
  • 37 MILIONË LEKË PA TVSH
  • 70 MILIONË LEKË PA TVSH
  • 37 MILIONË LEKË PA TVSH
  • 1.5 MILIARD LEKË PA TVSH

(Listën e tenderave mund ta shikoni në këtë link)

Ndër qokëtarët e listës së Durajt bën pjesë edhe HELIUS Systems e Alkid Ademit dhe Bledar Kumanovës, tre tendera me vlerë rreth 1 MILIARD LEKË PA TVSH.

HELIUS SYSTEMS

  • 410 MILION LEKË PA TVSH
  • 309 MILION LEKË PA TVSH
  • 250 MILION LEKË PA TVSH

(Listën e tenderave mund ta shikoni në këtë link)

Tendera në vlerë të madhe në shkelje me rregullat e Prokurimeve Publike, kanë përfituar edhe:

  • MEKTRIN MOTORS e Edmond Shahinit- 960 MILION LEKË PA TVSH
  • SINTEZA CO SHPK e Shkëlqim Dinos, 2 tendera- Një me vlerë 488 MILION LEKË PA TVSH dhe tjetri me vlerë 418 MILION LEKË PA TVSH
  • COMMUNICATION PROGRESS- ALBTELECOM- 594 MILION LEKË PA TVSH
  • ADEL CO SHPK e Arjan Lleshit- 438 MILION LEKË PA TVSH
  • PIK SHPK, ENDRI DULELLARI- 120 MILION LEKË PA TVSH
  • BNT ELECTRONICS e Jovan Bojdanit- 400 MILION LEKË PA TVSH
  • S.A.S. SHPK- Elektrosek SHPK- Arb Security SHPK- Nazeri 2000 SHPK- Trezhnjeva SHPK- 376 MILION LEKË PA TVSH
  • ILIRIADA e Aqif Dezhgiut- 395 MILION LEKË PA TVSH
  • Avduli Shpk dhe Bahas Shpk- 335 MILION LEKË PA TVSH
  • HIDRO KONSTRUKSION 5 dhe 2T e Artan Sakos- 200 MILION LEKË PA TVSH
  • A & A SECURITY SURVEY SHPK e fisit Arapi- 170 MILION LEKË PA TVSH
  • FARMA NET e Sokol Topçiut- 100 MILION LEKË PA TVSH


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst apo ato me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit