Që të gjithë vjedhin, kjo dihet. Që Laert Duraj gjithashtu vjedh, edhe kjo dihet. Por vjedhja që do t’ju paraqesim sot është vjedhje "me lopatë". Këtë rast nuk mund ta quajmë tender, por një vjedhje të mirëfilltë, për vetë mënyrën se si është realizuar tenderi.
Rezulton se Laert Duraj planifikon të harxhojë rreth 600 milionë lekë të vjetra me TVSH për letra fotokopjesh. Edhe sikur ndonjë qytet të tërë prej letre të kishte ndërtuar, me siguri do të harxhonte shumë më pak. Shikoni pak se çfarë ka bërë. Nëpërmjet Postës Shqiptare ka hapur një tender me numër reference REF-82117-12-14-2020 dhe me objekt “BLERJE LETËR FOTOKOPJE A4, LETËR A5, “TRAKTOR” (3 KOPJE)”, LETËR A4 TRAKTOR” (3 KOPJE)”.
Mirëpo nëse shikon specifikimet teknike, vihet re se këto 600 milionë lekë të vjetra do të shpenzohen për të blerë letra për vitin 2020. Po, po, për vitin 2020. Ndërkohë Laerti e ka hapur tenderin në datë 15 dhjetor 2020. Pra i bie që të gjithë këto letra dhe të gjithë këto miliona do të shpenzohen për vetëm 15 ditë. Ja pra të dashur miq, në vend që Laerti të ishte pas hekurave, ai vazhdon të japë tendera të tillë ku vjedhja me lopatë tashmë është bërë e zakonshme! Hajde gëzuar!