JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Erion Veliaj i lë të gjithë gojëhapur, 80 milionë lekë tender për t’u dhënë rrogat punonjësve
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23/12/2020 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I paparë lali Leku. Çfarë nuk i pjell mendja për të rrëmuar në xhepat e shqiptarëve e për t’ju marrë edhe thërrimet që mund t’u kenë ngelur pa vjedhur akoma. Më konkretisht, Erion Veliaj nëpërmjet UKT, një institucion i varur direkt prej Bashkisë Tiranë, duket se ka realizuar një tender të çuditshëm për nga lloji i tij.

Tenderi mban si numër reference REF-82667-12-21-2020 dhe ka për objekt “HR& Payroll për listëpagesat”. Duke lexuar objektin, shikohet se janë përdorur qëllimisht “fjalë të mëdha” që të mos kuptohet mirë nga kushdo.

Mirëpo nëse lexon specifikimet teknike të tenderit shikon se bëhet fjalë thjesht për një program për të menaxhuar burimet njerëzore dhe listëpagesat. E thënë shqip, lali Leku dhe UKT planifikojnë të harxhojnë rreth 80 milionë lekë të vjetra me TVSH për t’u dhënë rrogat punonjësve... Bukur apo jo? Një bakshish i mirë për të qerasur veten për Vitin e Ri.