JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rrëfimi prekës i babait të 4 djemve që ia vranë serbët: Më kanë shteruar lotët nga dhimbja
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/11/2020 20:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sheremet Sejdiu ka 22 vite që pret drejtësi për katër djemtë e vrarë nga regjimi serb. Sejdiu thotë se i janë shterur lotët dhe se mbetet me shpresën se një ditë drejtësia do të triumfojë. Masakra në fshatin Qirez prej nga vjen Sejdiu, në aktakuzën e Speciales u quajt sulm dhe jo masakër. Pak ditë para se të bëheshin 22 vite nga vrasja e djemve të saj, vdiq nëna Adibe. Ajo i pa me sy forcat serbe duke ia vrarë djemtë. Nd

Sipas gazetës express, Sheremet Sejdiu thotë se forcave serbe nuk iu mjaftoi vrasja e katër djemve por edhe i rrahën gratë dhe fëmijët duke thënë se arrestimi i ish-krerëve të UCK-së e ka lënduar. Sipas tij kjo është padrejtësi sërish ndaj djemve të tij dhe gjithë të vrarëve dhe masakruarve të viktimave të dhunimit serb, duke shtuar se do të vdes me zhgënjimin dhe lëndimin se kriminelët serbë nuk u dënuan. Ndërkohë, thotë se lutet çdo natë që kriminelët serbë të marrin dënimin e merituar.