Tottenhami ka marrë sonte tri pikë të arta në shtëpi ndaj Manchester Cityt. Skuadra vendase fitoi me rezultat 2 – 0, duke dominuar totalisht takimin. Pas vetëm pesë minutave lojë, Heung-Min Son zhbllokoi rezultatin, duke realizuar pas asistit të Ndombeles.
Golin e dytë që njëkohësisht ishte i fitores për Spurs e realizoi Lo Celso vetëm pas 35 sekondave aktivizimit në lojë në minutën e 65. Me këtë fitore, Tottenhami i drejtuar nga Jose Mourinho merr kreun e tabelës me 20 pikë, ndërsa City renditët në pozitën e 10-të me 12 pikë.