JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E habitshme/ Delja lind krijesën e çuditshme, pa buzë dhe pa vrima në hundë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/11/2020 18:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banorët e qytetit Alasehir në Turqi ngelën të habitur kur panë lindjen e një qëngji me pamje të çuditshme. Sipas mediave lokale krijesa e çuditshme, pra qëngji, nuk kishte pjesën e buzëve të sipërme dhe nuk kishte as vrima hunde. Kjo e bëntë pamjen e tij jo normale. Përveç detajeve të përmendura më sipër, sytë e tij janë shumë pranë me njëri-tjetrin dhe hunda ka një formë jo normale. Fermeri shprehet se i porsalinduri kishte shumë vështirësi të ushqehej dhe të merrte frymë dhe mundi të mbijetonte vetëm 2 ditë. Nga ana tjetër, një veteriner i zones tha se ky lloj deformimi ndodh për arsyen e mosndërrimit të dashit, pasi ata duhet të ndërrohen të paktën 1 herë në 2 vite.

126478550_673209050044658_7781800328181327411_n.jpg

Burimi: www.milliyet.com.tr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA