Gjermania është përfshirë sërish nga protestat në lidhje me masat shtrënguese Covid-19. Ditën e sotme kanë dalë në rrugë si përkrahësit e masave anti-Covid, ashtu edhe at që i kundërshtojnë ato. Qindra persona u mblodhën në Lajpcig për të dalë kundër një mitingu të thirrur nga lëvizja protuestuese kundër masave kufizuese të Coronës. Rrjeti “Lajpcigu zë vend” kishte thirrur për demonstratën në tre sheshe të qytetit. Ndërkohë në sheshin Kurt Masu u mblodhën protestuesit që refuzojnë masat e Coronës. Protestat janë shoqëruar gjithashtu edhe me një prezencë të shtuar të forcave policore, me qëllim shmangien e incidenteve. Shumica e protestuesve ishin paqësorë ndërsa sulmonin vaksinat dhe hidhnin poshtë rreziqet e virusit, por u vu re që një grup i vogël pati konfrontime me autoritetet policore.
Ndërkohë, grupet ekstremiste të krahut të djathtë dhe partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD) kanë kundërshtuar reagimin e qeverisë ndaj pandemisë dhe masave shtesë.
Burimi: japantimes | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania