Pas efuzimit të kërkesës së Vuçiç për vizitë në Kosovë, ka reaguar edhe vetë ministrja e Jashtme Meliza Hradinaj Stublla. Ajo e cilësoi si një provokim dhe ofendim këtë vizitë, pasi ditët e fundit në Kosovë janë hapur plagët nga lufta dhe krimet që ka bërë Serbia në vend. Më tej në njoftim bëhet me dije se meqënëse institucionet e Kosovës e kanë pranuar ftesën për të marrë pjesë në gërmime në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë, në të cilën u gjetë disa trupa shqiptarësh, do të shtyhet e dhe vizita e vetë ministres Stublla atje.
Njoftimi i ministres:
Kërkesa e Vuçiç, Vulin, Gjuriç e Petkoviç për të vizituar Kosovën, në një kohë kur Kosova përballet me rihapjen e plagës e dhimbjes së madhe të personave të pagjetur, dhe zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, 21 vjet më pas, është ofendim më tepër se provokim! Qytetarët e Kosovës, familjet e të pagjeturve, të vrarëve dhe të masakruarve nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, pyesin me të drejtë se çfarë do të ndodhë pas zbulimit të varrezave masive dhe rivarrosjes?! Deri kur drejtësia ndërkombëtare do të lejojë, që po ata që kryen krimet, të kryejnë edhe hetimet, edhe gjykimet?! Serbia nuk është në gjendje ta trajtojë të kaluarën e saj kriminale, ndaj kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare në këto rrethana, që drejtësia e munguar për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë të vihet në vend.