JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U arrestua se goditi mjekun, flet miku i 29-vjeçarit: Kishte babain në gjendje të rëndë, doktori e ofendoi!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21/11/2020 14:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme, policia arrestoi në Elbasan një 29-vjeçar, pasi akuzohet se ka goditur mjekun e urgjencës. Së fundmi, lidhur me ngjarjen ka reaguar për JOQ ALBANIA një i i njohur i personit të arrestuar. Ai shprehet se 29-vjeçari kishte babain në gjendje të rëndë, dhe ka kërkuar me ngulm që mjeku të vizitonte të sëmurin. Por sipas dëshmisë së qytetarit, mjeku ka ofenduar dhe i riu nuk ka duruar dot. Ndër të tjera, i njohuri i të arrestuarit shton se babai kishte pësuar infrakt dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në sanatorium.

Ai shkruan:

E para punes kur tbeni nje lajm merreni vesh mir informacionin. Atij 29 vjecarit ne elbasan eshte tu i vdekur babai dhe ai b*thq*r doktor e ofendoi ate djalin vetem sepse ai djali i tha hajde kontrollo tim at se seshte mir, po ne skemi as shtet skemi as media skemi asgje. Eshte informacion shum i sigurt. Dhe kte e din dhe vet policia e elbasanit. Po jam miku atyre. Babai atij pesoi infrakt dhe tani qe flasim eshte nghendje te rend tek senatorjuni ktu ne tirane.