Ish-drejtori i kompanisë "Albpetrol" dhe ish-ambasadori i Turqisë, Gent Gazheli, u emërua nga qeveria pak kohë më parë drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Edhe pse në detyrën e mëprashme abuzimet nuk patën fund, ndërsa la në rrugë edhe Alvinin e vogël, Gazheli përsëri i mbushi mendjen Ramës që ta respektonte me një post. Mirëpo, edhe pse ka pak kohë që është vendosur në krye të doganave, Gazheli ka vepruar me dorë të hekurt. Mësohet se ai ka shkarkuar dy emra të njohur në institucion dhe ka afruar ‘zarat’ e tij.
Fax mëson se është liruar nga detyra drejtori i antikontrabandës Marian Laca dhe Gent Çani, specialist me përvojë 10 vjeçare në analizën e riskut. Në vend të tyre janë emëruar dy emra të tjerë pa përvojë. Epo, kështu është kjo punë e rilindasve, mjafton miku dhe bëhesh ç’të duash.