JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Policia futet me armë në fushën e lojës, tmerrohen lojtarët dhe tifozët
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/11/2020 10:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa pamje totalisht të pazakonta po qarkullojnë në rrjetet sociale, nga ndeshja Grin Bufalos-Nkana në kampionatin e Zambias, e cila përfundoi 5-0 për vendasit. Një tifoz i Nkana u fut në fushë, pas rezultatit turpërues nga skuadra e tij dhe rrezikoi të mbetej i vdekur aty. Ai tentoi të sulmonte trajnerin e skuadrës së zemrës, teksa ishte tejet i irrituar për atë që po shikonte në fushë.

Megjithatë në fushë u fut menjëherë policia, që filloi të ndiqte në stadium tifozin, duke e kërcënuar se do e qëllonin, nëse nuk largohej. Në video shfaqet polici teksa e ndjek lojtarin me armë në dorë, duke tmerruar të gjithë lojtarët, por edhe tifozët e pranishëm.