Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo di gjithmonë si të jetë i veçantë, madje edhe jashtë fushës së lojës. Së fundmi, sulmuesi portugez është parë që të shndërrohet në një "rokstar" në “Instagram”-in e tij, siç tregojnë “story”-t e postuara. 35-vjeçari ka habitur të gjithë teksa shihet i veshur me pantallona e jelek lëkure, sigurisht me bustin jashtë, siç e kërkojnë ritmet e kësaj muzike dhe me kitarë në dorë, duke u ekzaltuar nën ritmet e notave të “I Love Rock and Roll” të Xhoan Xhet. Ronaldo ngjitet në skenë, por e gjitha kjo për një spot publicitar të televizionit kabllor portugez, lidhur me ofertat që po promovojnë për festat e fundvitit. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit: