JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kufizimet nga COVID-19, edhe Mali i Zi shtrëngon masat për Shqipërinë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21/11/2020 10:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas vendimit të autoriteteve të Greqisë për mbylljen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, tashmë edhe Mali i Zi ka nisur të shtrëngojë masat për ata shqiptarë që duan të kalojnë kufirin. Vendimin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi autoritetet e Policisë Malazeze, e cila sqaron cilët persona mund të kalojnë kufirin.

Njoftim:

Në kuadër të kufizimeve të reja për shkak të pandemisë COVID-19, deri ditën e hënë, datë 23.11.2020, do të lejohen të hyjnë në Malin e Zi, vetëm personat me leje qëndrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave. Këto kufizime janë të vlefshme edhe për Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe Bashkim. Në Pikën Bashkim Vermosh, lejohen vetëm shtetasit shqiptarë të cilët duan të dalin nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë.