JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Fasadat e Erion Veliajt nuk kanë fund/ Vendosi flamurin shqiptar sa për “sy e faqe”
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20/11/2020 22:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm disa ditë më parë, Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliajn, ka organizuar një ceremoni për 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Ceremonia në fjalë është mbajtur pranë monumentit “Ushtari Panjohur”, në qendër të Tiranës. Gjatë kësaj ceremonie nuk kanë munguar fotot e shumta të postuara nga pjesëmarrësit në ceremoni si dhe postimet e kryebashkiakut. Ajo që bie në sy nga fotot e postuara gjatë kësaj ceremonie, është prezenca e flamurit kombëtar.

Fill pas asaj dite, për çudi flamuri shqiptar është zhdukur nga monumenti i Ushtarit të Panjohur. Madje, përveç faktit që e kanë zhdukur flamurin nga monumenti nuk kanë marrë mundimin as të pastrojnë ngjitësin që e mbante atë, duke lënë shenja të “shëmtuara” në monument. Ky detaj tregon qartë pasqyrimin e fasadave të “shëmtuara” që Erion Veliaj përdor në mënyrë që të manipulojë qytetarët, siç vetëm ai di t’a bëj më së miri këtë gjë.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.