Mbremjen e sotme, emisioni i njohur “PërPuthen” ka nisur ndryshe nga çfarë jemi mësuar duke parë deri më tani. Emisioni nisi me plot të papritura që nga takimi i zjarrtë i Melisës me Fatjonin dhe deri tek shuplaka që i dha Ana këtij të fundit. Ana e tregoi qartë xhelozinë dhe zhgënjimin nga Fatjoni, ndërsa kishte përgatitur edhe një roman të tërë, siç e cilësoi ajo, për Fatjonin.
E ndërsa lexoi vetëm rreshtat e parë, drejtuesja e emisionit, Bora Zemani, i tha se nuk ka kohë për një diskutim të gjatë, duke i premtuar se do të kishte kohë të diskutonte me Fationin të hënën. Por, Ana u ngrit duke thënë “deri të hënën flasim”, ndërsa goditi me shuplakë Fatjonin dhe u largua. Nuk dihet ende nëse ajo ka marrë vendimin për t’u larguar edhe nga emisioni. Mbetet për të parë.