Situata te Barcelona vijon të jetë e trazuar. Ndryshimet në ekip gjatë merkatos së verës, sollnën pakënaqësi te tifozët, të cilët tashmë kanë dalë kundër ekipit. Disa prej problemeve te katalanasit, sipas mediave spanjolleburojnë edhe nga raportet jo shumë të mira mes Mesit dhe Grizmanit.
Pikërisht për këtë arsye, tifozët të mërzitur, i kanë dalë përpara sulmuesit francez, gjatë kohës kur ky i fundit ishte duke udhëtuar dhe kërkuan ta ndalonin, Por, pasi nuk ia dolën dot, ata i kërkuan atij që të respektojë Leo Mesin.
Nuk kanë munguar as goditjet në drejtim të makinës së Grizmanit, duke treguar se ata ia kanë dalë në krahë Mesit. Kjo mund të ketë një ndikim aspak të mirë te Grizman, i cili akoma nuk ka arritur të përshtatet te skuadra katalanase.4