Ditën e sotme, një fosnjë 16-muajshe humbi jetën nga koronavirusi në vendin tonë, duke u bërë viktima më e re në vend nga virusi vdekjeprurës. Foshnja ishte shtruar pak ditë më parë në reanimacion, ndërsa mësohet se kishte lindur edhe me probleme shëndetësore gjë që rëndoi më shumë gjendjen shëndetësore. Burime bejnë me dije se foshnja ishte nga qyteti i Durrësit. Një ditë më parë u raportua se në Pediatrinë e QSUT-së ndodhen 10 të mitur të shtruar, pasi rezultojnë të prekur nga koronavirusi. Deri tani në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 30.623 persona ndërkohë që kanë humbur jetën 657, ndërsa shifrat prej javësh tashmë njohin vetëm rritje.