Pak më parë, një atentat është regjistruar në lagjen e re të Bulqizës. Bëhet me dije se Eri Tollja, ishte shënjestra e atentatit. Ky i fundit po qarkullonte me automjetin e tij në aksin Bulqizë-Peshkopi në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Fatmirësisht, Tollja shpëtoi pa marrë asnjë plumb, por është shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyejte në lidhje me ngjarjen. Marrja në pyetje pritet të zbardhë më shumë detaje, ndërkohë që mësohet se është shpallur në kërkim edhe personi që e donte të vdekur. Bëhet fjalë për kushuririn e tij B. Zeneli, por ende nuk dihet motivi i ngjarjes.