Denoncimi i rumunes që bëri zmadhim gjoksi/ Klinika KEIT: Pacientja shkoi menjëherë në plazh, nuk erdhi për kontroll

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.11.2020, 22:56

Ndërhyrjet estetike për të përmirësuar pamjen e jashtme apo për të rregulluar defektet fizike janë një trend i përhapur edhe në vendin tonë. Vitet e fundit vihet re një përhapje e gjerë dhe e kërkesave në rritje të klientëve. Ndërsa qendrat estetike janë nga më të shumtat dhe të ndryshmet, një ndër më të famshmet në Shqipëri është dhe klinika KEIT. Shumë qytetarë i janë drejtuar kësaj klinike për ndërhyrje dhe përmirësimin e pamjes së tyre. Por mesa duket kërkesat kanë marrë edhe shtrirje përtej kufijve të vendit.

Ditën e djeshme publikuam një rast vërtetë të rëndë, ku një shtetase rumune kishte bërë një ndërhyrje për zmadhim gjoksi në klinikën KEIT. Por gjërat nuk ishin shkuar ashtu siç duhej, sepse pas një muaji asaj i ishin shfaqur probleme serioze duke iu infektuar rëndë. Qytetarja shkruante se edhe në operacionin e dytë që kishte kryer në këtë klinikë, gjërat nuk ishin rregulluar dhe infeksioni kishte vazhduar të përhapej, ndërsa për këtë gjë ishte detyruar të rrinte me javë të tëra në Shqipëri. Ajo shtonte gjithashtu se nga klinika nuk kishte marrë shërbimin e kërkuar, pasi kishte dashur të bënte masë të rrumbullakët, ndërsa stafi i ka bërë masë anatomike të implantit.

Por ditën e sotme, në lidhje me lajmin e publikuar ka reaguar edhe vetë klinika KEIT. Në mesazhin e mbërritur thuhet se stafi e ka bërë punën me përkushtim dhe profesionalizëm, por pacientja menjëherë pas ndërhyrjes ka shkuar në plazh dhe nuk ka bërë kontrollet e nevojshme duke ndërprerë kështu edhe mjekimet. Për këtë, klinika shkruan se ka fotot e bisedave dhe dokumentet e nevojshme që vërtetojnë diçka të tillë.

Mesazhi i mbërritur:

I kam te gjitha bisedat, fotot, rezultatet, dokumentacionin ku te deshmoj me hollesi qe kemi bere cdo gje qe eshte e mundur dhe te gjithe punen tone me ndershmeri, profesionalizem dhe perkushtim. Por kur pacientja, menjehere pas operacionit, ne vend qe te vazhdoje me mjekimet, shkon ne plazh dhe as vjen qofte per nje kontroll te vetem te plages, eshte mese normale qe te kete probleme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit