Ashtu siç e përmendëm në artikujt e mëparshëm, spitalet private të oligarkëve shqiptarë që bëjnë namin në shëndetësi me tendera e koncesione, nuk fryhen me miliarda dhe vazhdojnë rrjepin popullin e varfër shqiptar në pikën e dobët jo vetëm të gjithsecilit individ, por edhe më të mjerën e qeverisë ndër vite, “Shëndetësinë”. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, laboratorët privatë shqiptarë ofrojnë çmimin më të lartë të kryerjes së tamponëve, pasi iu dha e drejta nga shteti shqiptar. Këto çmime deri parapak ditësh varionin nga 95 Euro, ose 120 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që çmimet e kryerjes së tamponit në vendet fqinje janë pothuajse dy herë më pak.
Falë artikujve të publikuar nga JOQ ALBANIA dhe mediat e tjera opozitare që i hapin sytë popullit dhe duke i bërë me dije zhvatjen që po iu bëhet, laboratorët privatë Spitali Amerikan i Klodjan Allajbeut, Intermedica e Vasil Llajos, Noval i Petrit Mahos dhe Genius i Besnik Çullhajt, u detyruan sot të ulnin çmimet stratosferike të kryerjes së tamponëve në 8500 Lekë, ose 30% nga çmimi fillestar. Megjithatë pas gjithë këtyre ditëve zhvatje, kjo është vetëm një fitore e vogël, pasi ky çmim vazhdon të mbetet i lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ku disa shtete si Italia apo Franca e ofrojnë në minimumin e vlerës për qytetarët e tyre. Maksimumi i testit shkon deri në 70 euro ndërsa mesatarja 40-45 euro.
Çmimet në disa nga shtet e Europës:
DEKLARATA E PËRBASHKËT E SPITALEVE PRIVATE