Kryeministri Edi Rama është shprehur ditën e djeshme në terma optimist në lidhje me situatën e Covid-19 si dhe nuk ka lënë pa përmendur tërmetin e 26 nëntorit. Edhe pse ende ka familje të pastreha nga tërmeti apo të tjera që nuk kanë përfituar nga bonuset, kryeministri duket se nuk dëshiron ta shohë këtë fakt. Sakaq gjendja e koronavirusit sa vjen e rëndohet, ku rriten shifrat e pacientëve që vetvriten nga Spitali Infektiv.
Mirëpo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama është shprehur se këtë sifdë qeveria do e përballojë mjaft mirë. Kreu i qeverisë thekson se kësaj sfide nuk do i lënë asgjë mangët, krahasuar me kushtet spitalore dhe kurat, si në spitalet e COVID të Europës. Mirëpo pamjet brenda spitaleve tregojnë krejt të kundërtën. Ndër të tjera, Rama nuk i ka kursyer as lavdet ndaj qeverisë, duke u shprehur se “nuk jemi më të mirët, por më të mirë se nuk nuk ka”.
Ndërsa sa i takon dëmtimeve që ka lënë pas tërmeti i para një viti, kryeministri shprehet se banesat e pallatet, kopshtet e shkollat do të rindërtohen nga e para. Por ka kaluar tashmë një vit dhe ka ende qyetarë që jetojnë në qiell të hapur.
“Ne do t’i rindërtojmë një për një shtëpitë, apartamentet, shkollat, kopshtet, spitalet e qendrat shëndetësore të shembura nga tërmeti, në kohë rekord krahasuar me ecurinë e një procesi të tillë në vendet që janë përballur me këtë sfidë! Dhe Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda, të cilat mund t’i përballojë e t’i fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse, sepse ne nuk jemi më të mirët dhe kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka”, është shprehur Rama na Facebook.