JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I ekzekutuan kushëririn biznesmen, flet kryebashkiaku i Himarës: S’kisha dëgjuar për sherrin
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17/10/2020 21:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak orë pas vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë ka ardhur edhe reagimi i Kryebashkiakut të Himarës. Jorgo Goro ka deklaruar se viktimën e ngjajres e kishte kushëri të largët dhe se kishte dijeni për suksesin e të ndjerit në fushën e biznesit. Sa i përket konfliktit Goro shprehet se nuk kishte asnjë lloj informacioni lidhur me këtë gjë.

Kryebashkiaku Jorgo Goro shprehet se:

Niko Goron e kam pasur kushëri të katërt ose të pestë, të largët. Por e njihja si biznesmen të suksesshëm. Nuk isha në dijeni të konfliktit. Autorin nuk e njoh.

Niko Goro ishte një biznesmen dhe baba i dy fëmijëve i cili gjeti vdekjen e menjëhershme ditën e sotme. Ai u qllua për vdekje në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë nga Kliti Leka. Pas ngjarjes, autori kryesor i ekzekutimit të Goros, ra në prangat e policisë. Kjo e fundit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes teksa pista e parë që po heton është një konflikt pronësie, për komplesin që po ndërtonte Goro, gjë të cilën e ka pranuar edhe vetë autori. Ndërkohë pista e dytë është një sherr mes 53-vjeçarit dhe viktimës për një borxh prej 70 mijë eurosh.