JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vijon “zhvatja” e shqiptarëve/ Policët me hundë jashtë gjobisin qytetarët pa maskë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17/10/2020 18:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Numri i gjobave për qytetarët që nuk kanë vendosur maskën në ambiente të hapura është 2-fishuar në 24 orët e fundit. Policia ka njoftuar se ka gjobitur 678 qytetarë pasi nuk kanë mbajtur maskën e cila është e detyrueshme dhe në rrugë dhe ambiente të hapura. Ata janë gjobitur me nga 3 mijë lekë secili, ndërsa 10 qytetarë nuk janë bindur që të japin mjetin e identifikimit e për këtë arsye ata janë shoqëruar në komisariat.

Kështu edhe sot, “Rilindja” i ka vjelur qytetarëve dyfishin e parave të ditës së djeshme. Goditja nga pandemia nuk e ka ndaluar Ramën që të bëjë atë që di më mirë, të fusë duart në xhepat e shqiptarëve. Në mementin e gjobitjes shumë efektivë nuk e mbajnë maskën sipas rregullave. Ata shihen me hundën jashtë, por ndërkohë gjobisin qytetarët, ndërsa për ta nuk reagon askush.