Rruga ”Theofan Popa”në lagjen “Spahiu” në Shkozë ndodhet në një gjendje katastrofale. Edhe pse është një zomë që i përket kryeqytetit, pamja që të fal, lë shumë për të dëshiruar. Në zonë jetojnë rreth 400 familje të cilat prej vitesh nuk kanë përfituar asnjë investim. Për shkak të kësaj, banorët e lagjes dolën këtë të shtunë në protesë. Në një prononcim për Ora News qytetarët shprehen se rruga ka shumë vite që nuk është rikonstruktuar. Ata thonë se fundi i këtij problemi është premtuar shumë herë në kohë zgjedhjesh, por sipas banorëve pasi kanë marrë pushtetin asnjë premtim nuk është mbajtur.
Banorët:
Banorët po ashtu janë shprehur se nëse rruga nuk do të rindërtohet, ata do shkojnë të kërkojnë llogari në Bashkinë e Tiranës.