Janë publikuar pamjet kur autori Kliti Leka u shoqërua me makinën e Policisë, një orë pasi 53-vjeçari vrau me armë zjarri Niko Goron. Në pamjet e siguruara nga BW, ai shfaqet me maskë dhe duket se bisedon qetësisht me një nga efektivët. Ngjarja e rëndë u regjistrua në vendi e njohur si rethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë. Ndërkohë biznesmeni Niko Goro po dilte nga marketi i motrës së tij. Një orë më vonë autori u kap nga autoritetet. Atij iu sekuestruan dy armë zjarri dhe makina që përdori për të kryer krimin.