JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ekstradohet drejt Italisë 44-vjeçari me katër emra, akuzohet për shfrytëzim prostitucioni
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17/10/2020 13:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bashkëpunimi i policisë me Interpol Tirana ka bërë të mundur arrestimin e një 44 vjeçari. Ky i fundit pritet të ekstradohet drejt Italisë, teksa është i dënuar për shfrytëzim prostitucioni. I arrestuari mësohet se përdorte 4 emra për identifikim, ndërsa ishte i dënuar me rreth me 8 vjet, 3 muaj dhe 20 ditë burgim për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”. Ndërkohë materialet e mbledhura i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Njoftimi i plotë:

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohëshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edison Mërtiri (Edison Prifti) (Adison Prifti) (Artan Budo), 44 vjeç, banues në Fier.