JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Krah Gjiknurit dhe kushëririt kryebashkiak, biznesmeni i vrarë emër i njohur në Himarë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17/10/2020 13:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Niko Goro është biznesmeni dhe ndërtuesi i njohur në zonën e Himarës, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm, sapo doli nga supermarket i së motrës. Lidhur me ekzekutimin është arrestuar Kliti Leka, 53 vjeç, i cili ka dëshmuar se e ka “eleminuar” biznesmenin, pasi ai i kishte disa borxhe në lidhje me një pronë.

Mësohet se Goro është kushëriri i parë i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goros, ndërsa së fundmi janë publikuar edhe fotot e tij krah djalit të xhaxhait dhe Damian Gjiknurit. Viktima ishte një emër i njohur në zonë dhe personat e afërt e quajnë një njeri punëtor dhe pa konflikte.