Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga “eleminimi” i biznesmenit Niko Goro në Himarë. Goro është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet tip "Volksëagen Touareg" në lëvizje, ndërsa në automjet ndodheshin dhe tre persona të tjerë. Viktima është kushëri me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, djali i xhaxhait.
Ai u qëllua për vdekje ndërsa ndodhej te supermarketi në pronësi të motrës e tij, ku edhe kjo e fundit mbeti e plagosur.