JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Zbulohet dëshmia e plotë e 19-vjeçarit/ Është një konflikt i vjetër pronësie
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/10/2020 10:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ilirjan Hasanaj autori i plagosjes së shefit të policisë Mentor Hasanaj u vetëdorëzua në Policinë Vendore të Shkodrës në 11 Tetor. Është dorëzuar gjithashtu bashkëpunëtori i dyshuar Verzan Bajrakurti, kushëriri i Ilirjan Hasanajt, i cili ka shprehur se nuk kishte asnjë dijeni për ngjarjen. Sipas Ilirjanit plagosja ndodhi për një konflikt pronësie të vjetër.

Ai dëshmon:

Unë jam personi që kam plagosur shtetasin Mentor Hasanaj dhe babanë e tij. E pranoj autorësinë e ngjarjes së ndodhur në 11 tetor. Unë i kam plagosur, por dua të sqaroj se e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjesht e kam parë duke kaluar në rrugë dhe i jam vënë mbrapa. Armën e kam pasur me vete, sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë ditë, më ka qëlluar me vete. I jam vënë mbrapa dhe e kam qëlluar, por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit. Thjesht e kam parë rastësisht teksa kalonte me makinë dhe e kam ndjekur në atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonin. Është një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam dëgjuar nga babai, dhe kur e kam parë në atë moment, duke qenë edhe i alkoolizuar, më erdhi inat që e pashë dhe e kam ndjekur, dhe e kam qëlluar, por nuk kam pasur një plan të përgatitur. Duke qenë drejtor, më erdhi në mendje se mund të na pengonte te pronësia, por çdo gjë ka qenë në atë moment. Nuk e dija që në makinë ishte edhe babai i tij dhe bashkëshortja, dhe me ata nuk kam pasur asnjë punë. Ndërsa kushëriri im nuk ka pasur asnjë ide se çfarë kam bërë unë, por thjesht e kam thirrur duke i thënë që të më merrte sepse kisha nevojë, por pa i treguar arsyen.Ai nuk ka qenë aspak në dijeni të plagosjes apo faktit se unë kisha armë. Unë jam penduar maksimalisht për çfarë kam bërë dhe për këtë fakt edhe jam vetëdorëzuar në Polici. Fillimisht kam qenë i tronditur dhe kisha frikë, por tani e kam kuptuar dhe jam shumë shumë i penduar, ndaj kam ardhur që ta pranoj çfarë kam bërë dhe të përballem me drejtësinë

Ilirjan Hasanaj akuzohet për: “Vrasje e më shumë se një personi” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Për këtë gjë ka reaguar edhe babai i Ilirjan Hasanaj-t i cili iu uron të plagosurve shërim sa më të shpejtë.