Pasi “ndriti arsimin” me UET me Çilin, Laert Duraj i “Posta Shqiptare” hap tjetër Universitet Privat

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.10.2020, 13:15

Lista e detyrimeve të lëna në harresë prej shumë vitesh nga ana e bizneseve është e gjatë. Dhe për këtë arsye tatimet hartuan para disa ditësh një listë tillë. Ndërkohë mes tyre, rezultoi dhe një biznes arsimor, i quajtur “Kolegji Profesional i Tiranës”. Mësohet se tatimorët kanë të paktën 5 vite që nuk i shkojnë në derë për kontroll, pasi pronar i këtij biznesi arsimor, është kolegu drejtor i shefave tatimorë e drejtuesve të lartë të Rilindjes. “Kolegji Profesional i Tiranës” (KPT) është në pronësi të drejtorit të “Posta Shqiptare” Lart Duraj.

Ai e ka nisur këtë bisnes që pas largimit nga UET, ku ishte ortak me Henri Çilin. Kolegji në fillim ka nisur si kurs tre mujor, por vetë pas një viti u fut në listën e fondeve për shkollat dhe kurset profesionale, ku i paguante 100% të kostos së trajnimit. Por pas 1 viti, në muajin se htator 2015, mbi kapanonin ku ishin mjediset kursit profesional në zonën “Porcelani”, u vendos tabela: “Shkolla e Lartë Universitare-Kolegji Profesional i Tiranës”. Me VKM nr. 699, datë 26.08.2015, kryeministri Rama e kishte licensuar biznesin “KPT”, si Shkollë të Lartë.

Madje mbante dhe status “Kolegj universitar me të drejta të plota akreditimi dhe aktivitet në 10 degë (programe) universitare, shkruan Pamfleti, por me kohë 2 vite.Madje, në vendimin e qeverisë, përcaktohet se diplomat që lëshon kolegji i drejtorit të “Posta Shqiptare”, janë ekuivalente me diplomat që lëshon Universiteti Politeknik, mirëpo kjo është thekuar sa për joshje regjistrimesh.

Ja pjesë nga vendimi i qeverisë:

  1. “Licencim i institucionit të arsimit të lartë, priva “Kolegji Profesional i Tiranës”, në emër të shoqërisë “KPT”, sh.p.k., i cili do të ushtrojë veprimtarinë e tij në qytetin e Tiranës.
  2. Kolegji do të organizohet në tri departamente: Teknologji e Informacionit; Elektro-Mekanikë; Ndërtim Sisteme të Aplikuara… me kohë të plotë në 10 degë.
  3. Kolegji do të organizohet dhe do të ushtrojë veprimtarinë e tij, sipas të drejtave dhe detyrimeve që parashikon Ligji për Arsimin e Lartë.
  4. Ajo çfarë të bën përshtypje në këtë “histori”, që është kopje si universitetet “Çili” e “Angjeli”, nuk është licencimi nga kurs në shkollë të lartë universitare, por këto dy fakte:– Ky kolegj është regjistruar si OJF, për të mos paguar tatime e për të marrë grande financiare nga qeveria në emër të shkollimit profesional; kur faktikisht ushtron aktivitet biznesi, si shoqëri ekonomike në fushat ku kryen kurset; si dhe ka të ardhura nga regjistrimet e atyre që shkojnë për të marrë diploma.– Megjithëse është me status “universitet”, ai regjistron edhe nën mesataren e detyrueshme ligjore 7.5, që e kanë degë të tilla studimi univeristare; madje 90% me nota mesatare “5” e maturës, duke e bërë “universitet popullor”.Këtë gjë e citon dhe në reklamën mbi portën hyrëse e faqen zyrtare, ku shkruan: “Kriter është përkushtimi, jo mesatarja”; d.m.th… hajdeni merrni kartonë-diploma universiteti”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit