JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kumbulla po bëhet i rëndësishëm te Roma: Jemi të bashkuar, Dzeko na ndihmon
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/10/2020 21:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marash Kumbulla ka dalë sot në konferencë për mediat dhe ka thënë disa fjalë para ndeshjës së Romës kundër Beneventos. I kthyer nga grumbullimi me kombëtaren e Shqipërisë, ai po përgatitet për ndeshjen e së dielës. Mbrojtësi kosovar është shprehur i kënaqur me shokët e skuadrës. Ai ka folur edhe për kapitenin e Romës, Edin Dzeko.

Kumbulla tha:

Më pëlqen ambienti në dhomat e zhveshjes, jemi të bashkuar. Dzeko është i vështirë për t’u markuar në stërvitje, më ndihmon shumë për t’u përmirësuar. Është kapiteni ynë dhe jam i sigurt se do të bëjë mirë të dielën.

Kujtojmë që Marash Kumbulla iu bashkua skuadrës së Romës gjatë kësaj merkatoje, pas një super sezoni me skuadrën e Hellas Verona dhe tashmë po luan i titullar nën urdhërat e trajnerit Fonesca.