Gjatë ditës së sotme janë dyfishuar gjobat përsa i përket mosmbajtjes së maskës. Policia ka njoftuar se ka gjobitur 341 qytetarë pasi nuk kanë mbajtur maskën e cila është e detyrueshme dhe në rrugë dhe ambiente të hapura. Ata janë gjobitur me nga 3 mijë lekë secili, ndërsa 11 qytetarë nuk janë bindur që të japin mjetin e identifikimit e për këtë arsye ata janë shoqëruar në komisariat.
Kështu sot, “Rilindja” i ka vjelur qytetarëve dyfishin e parave të ditës së djeshme. Goditja nga pandemia nuk e ka ndaluar Ramën që të bëjë atë që di më mirë, të fusë duart në xhepat e shqiptarëve. Gjatë ditës së djeshme, u vendosën 171 gjoba, ku qyteti më i pabindur me gjobat më të larta ishte Dibra me 28 të tilla.