JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

BIE SPAK?! S’heton Oligarkët e Shëndetësisë që kanë marrë paratë e shqiptarëve, arreston të varfërit!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09/10/2020 20:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Heshtje e dyshimtë nga Organet Shtetërore! Ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë me “Dorë të Hekurt”!

U propagandua me bujë të madhe krijimi i tij, por deri më tani në “rrjetë” kemi parë vetëm “planktone” të Shqipërisë, persona që arrestohen se zhvillojnë lojëra me zara me pagesë, apo shqiptarë që mbjellin hashash në vazot e ballkoneve... Nëse do të konsiderohej institucion serioz që synon vërtet të përmbushë misionin për të cilin është krijuar, të parët që duhet të hetohen nga SPAK, e ndaj të cilëve duhet të ndërmerren veprime ligjore për t’u bërë shembull, padyshim do duhet të ishin personat që përfitojnë nga paratë publike, oligarkët e vendit të cilët në mënyra klienteliste, korruptive, në shkelje me ligjin, përfitojnë miliarda nga paratë e shqiptarëve të varfër për shërbime që nuk i ofrojnë, e për këto paguhen në shifra të stër-fryra për të mbushur xhepat e tyre.

Dëmet në Buxhetin e Shtetit janë galopante, KLSH bën sehir dhe nuk kallëzon penalisht në Prokurori, zyrtarët, të cilët mediat duke ia lehtësuar punën ligjit, po i bëjnë çdo ditë publikë se abuzojnë me procedurat e tenderimeve publike duke futur para në xhep me kompanitë e tyre, për përfitime personale në bashkëpunim me zyrtarë institucionesh publike! Nëse organet të supozuara ligj-zbatuese nuk ndërmarrin veprime në lidhje me skandalet e bëra publike, për më tepër të gjitha të faktuara, ky shtet ka rënë! Duhet ndërhyrja e menjëhershme e ndërkombëtarëve për të vënë dorë mbi Buxhetin e Shtetit, paratë e të gjithëve ne, që shpërdorohen nga institucionet shtetërore e u jepen një grushti të ngushtë oligarkësh.

Një prej sektorëve, ku paratë shkojnë lumë për shërbime të cilët shqiptarët nuk i kanë marrë kurrë ndër vite, është padyshim Shëndetësia! Pika më e rrënuar e këtij shteti, ajo që i dhemb në zemër çdo qytetari shqiptar i cili drejtohet në institucionet shtetërore shëndetësore për të kërkuar ndihmë për hallin që e ka zënë. “Mos rafsh në duart e këtyre!”- është një prej shprehjeve më të përdorura nga populli kur flitet për shëndetësinë në Shqipëri. Nisur nga administrata tmerrësisht neglizhente e deri tek mungesa e medikamenteve, aparaturave, thirrjet për t’u drejtuar tek privati apo për të marrë një ilaç të caktuar në X Farmaci. Janë vetëm një grusht i ngushtë oligarkësh që pasurohen me shukat e parave të taksave tona, ndërsa shqiptarët e gjorë enden dyerve të institucioneve për familjarët e sëmurë. Me plot gojën, Shëndetësia në këtë vend ka dështuar, na rrofshin oligarkët që fryhen me para!

JOQ Albania do të bëjë publike në vijim shpërdorimin e taksave të shqiptarëve nga institucionet shtetërore të Shëndetësisë, që ia kanë futur në xhep oligarkëve të kësaj fushe në shkelje me ligjin! Pyetja e vetme që bie pas publikimit të fakteve është: A ka rënë SPAK?! Apo është bërë njësh me zyrtarët e korruptuar dhe merr grushtin e vet në "thes"?!

Përgjigja do të jetë e kuptueshme fare qartë, ditët në vijim.

DISA PREJ OLIGARKËVE TË SHËNDETËSISË

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara