“M’u mbushën sytë me lot”, mjeku i njohur rrëfen ngjarjen e trishtë që i ndodhi në furrën e bukës

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16.09.2020, 01:16

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook mjeku i njohur Tritan Kalo ka treguar një ngjarje nga jeta personale që i ndodhi ditën e djeshme. Ai rrëfen se gjatë momentit që kishte shkuar në një furrë buke, kishte parë një grua e cila e kishte të pamundur për të blerë bukën e gojës për fëmijët, pasi nuk kishte lekë. I prekur nga kjo gjë ai ka bërë një gjest të çmuar dhe i ka paguar bukën zonjës.

Postimi i Kalos:

KOHË KOVIDIANE…15.09.2020…Dita Ndërkombëtare e Demokracisë dhe “Poema jonë Migjeniane e varfërisë”…DEMOKRACIA është sistemi i shanseve te barabarta, sistemi i zbutjes së dallimeve shoqërore, sistemi ku ekzistenca e sigurisë së jetës, e strehimit, e punësimit, e shkollimit, e përkujdesit shëndetsor, i drejtësisë për të gjithë janë të garantuara….A është DEMOKRATIK sistemi ynë??….LEXOJENI sy dhe veshë hapur ju “Rollinghillasat dhe Gjirëlalistat” tanë, ju autorët Pusht-Shtetarë të DEMON-KRACISË “Made in Albania”….JENI JU dhe sëra e juaj që i rikthyet ditët Migjeniane të “Legjendës së Misrit” dhe të “Poemës së Mjerimit”, sepse për fatin tonë të zi “KOHA ËSHTË E MASKARENJVE” (A.A.)….
E përjetuar SOT në vetë të parë….Dëshiroja të bleja bukë këtë pasdite në një Punishte prodhuese të produkteve të brumrave ngjitur me Spitalin Gjerman te Rruga e Kavajës. Para meje një zonjë që pasi bleu një llallë 50 lekëshe i tha shitëses: “Të lutem më jep një panine 10 lekëshe, që ta ha së bashku me llallën. PO BËRA më vonë një tjetër 50 leksh do të vi të blej një bukë për në shtëpi.”….MU bë një lëmsh në grykë dhe sytë mu mbushën me lot…
I thashë shitëses që ti ofrojë zonjës dy bukë e ndonjë gjë tjetër të nevojëshme, që tua shpjerë fëmijëve të saj, sepse e paguaj unë së bashku me bukën time….Zonja dëgjoji fjalët e mia dhe syhapur u kthye e më tha se: “A je i sigurtë që do t’i paguash?”….”Është më e pakta gjë që mundet të bëj për ju në këto çaste” – iu përgjigja unë….
Fjalët e saj të mirënjohjes dhe sytë e saj plot lot, KURRË nuk do t’i haroj sa të frymoj në këtë botë jarane….JU “FUKARENJTË tanë” që banoni në vila disakatëshe, disa edhe me dhjetë banjo kudo në këtë TOKË të bekuar nga PERËNDIJA, por të MALLKUAR nga sëra e juaj plangprishëse dhe e pangopur, U KAM LËNË PERËNDINË të marë hak për këta të mjerë, që NUKU NGOPIN DOT BARKUN me bukë në ndërkohë kur ju, zonjat tuaja e barkëgicat fëmijët tuaj notoni mes lluksit e vanitetit….
JU “ish brekëgrisur të para 1990” dhe sot “PASHALLARË të kuq, blu, rozë apo pink”, të asaj që quhet SHQIPËRI e andej dhe e këndej Drinit, JU RIKUJTOJ se do të vijë shpejt një ditë që populli do zgjohet dhe do ngrihet…..NUK do të ketë vrimë ku do mundeni të fshiheni….Vërtet që ”KOHA ËSHTË E MASKARENJVE, POR ATDHEU I SHQIPTARËVE” , (A.A.)….Quo vadis Shqipëria ime Natyrale e 28.11.1912!!!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit