JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U plagosën dy qytetarë të pafajshëm, Lleshi flet për shpërthimin në Tiranë: Dështuam!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15/09/2020 22:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e sotme Tiranën. Preng Gjini, vëllai i Tonin Gjinit u plagos rëndë teksa ai ishte duke drejtuar makinën e tij tip “Benz”. Ngjarja ndodhi në mes të Tiranës dhe nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe dy kalimtarë të pafajshëm.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Sandër lleshi. Me fjali të ngecur në fyt dhe i kapur totalisht me ngjarjen e sotme ai ka pranuar se policia ka dështuar, edhe pse përpiqet të justifikohet.

Lleshi tha:

Në qoftë se flasim për ngjarjen e sotme normalisht dështoi. Por nuk mund të besojmë se policia do të parandalojë çdo lloj krimi. Në qoftë se besojmë se policia do parandalojë çdo lloj krimi, atëherë kjo është një alibi.