Një "boom" i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në Tiranë. Ngjarja është shënuar pranë urës tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re. Mësohet se është vendosur lëndë plasëse në makinën e Preng Gjinit, vëllait të Tonin Gjinit, i cili u "eliminua" vitin e shkuar në Rrëshen. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh. Së fundmi gazetashqip raporton se 'autori' e ka ndjekur makinën e Gjinit që nga “Zogu i Zi”.
Gjithashtu dyshohet se ata kanë pirë kafe bashkë në një qendër tregtare.