Greqia ka vendosur shtyrjen e masave anti-covid duke mbajtur kështu mbyllur edhe për një afat prej dy javësh kufirin me Shqipërinë, deri më 30 shtator..
Vendimi është marrë në fletoren zyrtare të Këshillit të Ministrave grekë, duke bërë që hapja e kufirit të shtyhet për të disatën herë. Pra rregullat e kalimit në Greqi vijojnë të jenë të njëjta.
Nga pikat kufitare lejohet të hyjnë për në Greqi shtetasit grek, punëtorët sezonalë dhe shqiptarët me leje qëndrimi.
Të gjithë personat që bëjnë pjesë në këtë kategori, duhet të kenë një test covid-19 që është bërë jo më herët se 72 orë.