JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U arrestua se dhunoi vjehrrin, flet nusja nga Lezha: Më këputi varësen e floririt, unë u vetëmbrojta
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15/09/2020 15:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë, një 40-vjeçare nga Lezha u arrestua nga policia, pasi akuzohej se kishte dhunuar vjehrrin 70 vjeç. Ndërkohë ditën e sotme, në një komunikim për ABCnews, nusja dhe bashkëshortja e 70-vjeçariat ia kanë hedhur fajin të moshuarit.

Sipas tyre ai nuk ka qenë dakord për disa punime që po bëheshin në shtëpi dhe gjatë debatit i ka këputur varësen e floririt nuses.

Gjithashtu nusja shton se ajo e ka denoncuar edhe më herët në polici, por nuk ka dashur që ai të bëjë burg, pasi i vinte turp. Edhe bashkëshortja e të moshuarit ka dalë në krah të nuses.

Ajo tregon:

Kur u futëm brenda erdhi edhe burri, i tha çfarë ke se ti do rrish këtu për hatër të nënës time sepse ajo nuk mund ta kalojë jetën vetëm.

Por ne mos na u përziej në punën tonë. I tha ty ta ka bërë mendjen balonë kjo …. (më ofendoi me fjalë të rënda). I thashë unë jam nëna e katër fëmijëve në shtëpinë tënde. Më futi duart në fyt dhe më këputi varësen e arit në fund dhe unë jam vetëmbrojtur e kam shtyrë. Në atë momente më ka marrë vjehrra për krahu dhe më ka nxjerrë përjashta. Burri im e ka marrë vjehrri dhe e ka larguar. E kam denoncuar edhe para tre viteve.

Ka pasur çiften në shtëpi dhe ia ka marrë. Më ka thënë prokurori a do me e lënë në burg. I kam thënë jo se më vjen turp, nuk dua që fëmijët ta shohin gjyshin e tyre në burg. Kur më ka nxjerrë burri përjashta unë kam ikur te puna.

Nuk e kisha telefonin me vete. Më sheh vajza të tronditur. Policinë e kam marrë unë në telefon me telefonin e djalit. Kam marrë policinë e Shkodrës. Më pas ka ardhur polici i zonës. Më tha e kujt është shtëpia. Shtëpia është e imja i thashë. E kanë marrë vjehrrin me vete dhe kanë kaluar 20 minuta kur na thonë hajde në Lezhë. U nisa me burrin. Vjehrri im ishte gërvishtur edhe më shumë. Unë pak e bëra se i kam thonjtë.