JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rrëfimi i dhimbshëm/ Për pesë muaj shkoi te babai në spital, i fliste të zgjohej nga koma
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15/09/2020 11:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ngushëlluar familjarët pas vdekjes së aktorit dhe ish deputetit Adem Mikullovcit. Mikullovci ka qenë edhe shok i afërt i babait të Shpend Ahmetit, të ndjerit Ali Ahmeti. Shpend Ahmeti ka spikatur në postimin e tij kushtuar Mikullovcit miqësinë unike me prindin e tij.

“Kur prindi im ishte i shtrirë në spital për pesë muaj në vitin 2011 para se të ndërronte jetë shumicën e kohës ka qenë në koma. Dhe çdo tre katër ditë në spital mjeku më thoshte – qe sa ke Baca Adem. Vinte me pa edhe me ja thonë dy tri fjalë për me i ndihmu me u zgju. Më vonë në Lëvizjen Vetëvendosje pa marr parasysh se a pajtohej dikush me të ai e thoshte të vetën, qëndrimin e vet, të sinqertë, me dashni.