Barcelona zhvilloi së fundmi një miqësore me ekipin e Gimnastic, të cilën e fitoi me rezultatin 3-1.
Lionel Messi luajti kështu ndeshjen e parë të sezonit me katalanasit, pas thashethemeve për largim.
Për të markuar argjentinasin, ishte ngarkuar mbrojtësi Javier Ribelles, i cili duhej të ndalte 6 herë fituesin e Topit të Artë.
Megjithëse një miqësore, Ribelles e dinte se për të shmangur një goleadë duhej të bllokonte argjentinasin dhe mënyra më e sigurt ishin goditjet në këmbë.
Kjo ka sjellë edhe nervozizmi ne Leo Messit, që nuk ka duruar dot më gjatë dhe i është kther kundërshtarit me fjalë të ashpra.
Leo i tha:
Çfarë po bën, idiot?! A ke ndërmend të ndalosh së më godituri gjatë gjithë kohës”?
Është vetë Ribelles që zbulon reagimin e yllit të Barcelonës për “Chiringuito”, ndërsa përgjigja e tij ishte se kishte të bënte me më të mirin në botë dhe nuk gjente dot mënyrë tjetër për ta ndalur.