Është rritur ndjeshëm shqetësimi për ndikimin e maskave mbrojtëse në natyrë gjatë pandemisë, me rreth 194 miliardë maska dhe doreza për përdorim të vetëm, të përdorura çdo muaj në të gjithë botën. Por një kompani në Francë ka dalë me një zgjidhje unike për çështjen e mbetjeve plastike dhe ka filluar të prodhojë maska për fytyrën të bëra me kërp. Frédéric Roure, themeluesi i Géochanvre, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se maskat e kompanisë janë plotësisht të dekompozueshme, ndërsa brezi elastik është i riciklueshëm.
Ai tha:
Rreth 1.5 milion nga maskat, të cilat kushtojnë 1 € (0,92 £; 1,19 $) secila, janë shitur në të gjithë botën, sipas agjencisë së lajmeve.
Burimi: apa.az|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania