Sipas një ligji ri në Britani, shoferët që shkaktojnë aksidente fatale teksa përdorin celularë do të ndëshkohen me burgim të përjetshëm. Dënimi maksimal aktual është 14 vjet. Reformat e njoftuara këtë javë do të futen për miratim në Parlament në fillim të vitit të ardhshëm. Projektligji parasheh që shoferët që kanë shkaktuar aksidente fatale për arsye se kanë përdorur celularë, kanë lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara ose kanë hyrë në garë të shpejtësisë, do të dënohen me burg të përjetshëm.
Ndryshimi i propozuar i ligjit u njoftua për herë të parë në 2017, me njoftimin e së hënës që përcakton një afat kohor, kur legjislacioni do të hyjë në fuqi. Rritja do të zbatohet për shkeljet në Angli, Skoci dhe Uells, por jo Irlanda e Veriut, e cila ka ligje të veçanta të sigurisë rrugore. Aktualisht, shoferët që shkaktojnë lëndime në rrethana të tilla mund të dënohen vetëm për ngasje të pakujdesshme, e cila ka dënimin maksimal të një gjobe.
Burimi:BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania