Nuk ndalet Blendi Gonxhja, 29 milionë për mirëmbajtje gjeneratori

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.08.2020, 22:14

Blendi Gonxhja me sa duket nuk di të ndalet. Pas rasteve të shumta të paraqitura në lidhje me tenderat e dyshimtë të organizuar nga DPSHTRR, një tjetër rast i shtohet listës së gjatë. Rezulton se Gonxhja ka nevojë të mirëmbajë chiller-at dhe gjeneratorët e DPSHTRR Tiranë. Për këtë duket se gjithçka është parapërgatitur dhe se fituesi është paracaktuar.

Themi kështu pasi në garë rezulton se kanë marrë pjesë vetëm dy kompani. Tenderi në fjalë mban numrin e referencës REF-67561-08-03-2020 dhe objekti i tij është “Mirembajtje chiller dhe gjenerator te DRSHTRR Tirane”. Kompanitë pjesëmarrëse në të ashtuquajturën garë, kanë qenë dy, përkatësisht “CLIMACASA” SHPK me vlerë të ofruar 2.399.850 lekë pa TVSH dhe SULOLLARI-KLIMA e cila nuk ka paraqitur fare ofertë.

Që këtu lind dyshimi i parë. Pasi në një garë të gjitha kompanitë që hyjnë, paraqesin ofertën e tyre. Sepse nëse nuk e paraqesin, çfarë kuptimi ka të marrin pjesë? Me sa duket firma në fjalë ka marrë pjesë “sa për numër” në mënyrë që tenderi të duket në pamje të parë si i rregullt. Rrjedhimisht fitues është shpallur e vetmja kompani që ka paraqitur ofertë, pra pikërisht “CLIMACASA” SHPK me rreth 29 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Dyshimi i dytë lind tek diferenca mes fondit limit dhe vlrerës së ofruar nga fituesi. Kjo diferencë është vetëm 950 mijë lekë të vjetra ose ndryshe kompania fituese ka fituar me një vlerë prej gati 96,18% të fondit limit. Kjo do të thotë që fituesi është i ditur dhe se një pjesë e parave të tenderit do të përfundojnë në xhepat e organizatorëve. Bukur Blendi, apo jo?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit